E moshuara e rrahur nga infermierja është nëna e një dëshmori të kombit

Një e moshuar ka qenë viktime e një sulmi fizik ç’njerëzor nga ana e një infermiere në rezidencën për të moshuarit në Pejë “Orenda”
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i rënë në betejën e Çabratit.
“Orenda”, ka njoftuar se përkitazi me këtë rast ka suspenduar nga puna 4 infermiere.
Ndërsa, Policia e Kosovës deri më tash ka arrestuar të dyshuarën për kryerjen e këtij akti dhe përgjegjësen e kësaj shtëpie.