75 Mall Live Search
17:57 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Dhëndri i të moshuarës në Pejë: E kemi çuar për siguri, paguanim 650 euro në muaj

Familjari i të moshuarës, Minire Nura që është sulmuar në Qendrën për Kujdesin e të Moshuarve në Pejë, ka thënë se ajo është mirë tani pasi që rasti ka ndodhur para disa ditëve.

Më tej, dhëndri i Minire Nurës, ka thënë se fatkeqësisht nuk kanë mund ta identifikojnë dhunën më herët pasi ajo vuan nga sëmundja e alzheimerit.

Dhëndri i të moshuarës në Pejë ka thënë se e kanë dërguar të “Orenda”, për siguri dhe se kanë paguar 650 euro në muaj.