75 Mall Live Search
19:55 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Shumë gola por pa fitues në ndeshjen Prishtina – Trepça ’89

Nuk ka fitues në ndeshjen e mbetur të AlbiMall Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Rezultati përfundimtar në ”Fadil Vokrri” ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Prishtina e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 6-të me golin e Genc Hamitit.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, pasi që në minutën e 39-të shënoi Christian Mba.

Nigeriani nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë, duke e kaluar Trepçën ’89 në epërsi në minutën e 47-të.

Bardhekaltërit nuk u dorëzuan dhe barazuar rezultatin me Muhamedin Useini në minutën e 76-të.

Prishtina me këtë barazim ka kaluar në vendin e tretë në tabelë me 22 pikë, aq sa ka edhe skuafra e Gjilanit, ndërsa Trepça ’89 mbetet në vendin e tetë me 12 pikë./IndeksOnline/