75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Futbollisti i Cityt hyn në histori të Champions League, thyen rekordin e Benzemas

Manchester City sonte ka shënuar fitore 3-1 ndaj Sevillas në Champions League.

Njërën nga golat për skuadrën angleze e ka shënuar talenti anglez Rico Lewis, shkruan IndeksOnline.

Lewis ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë futbollisti më i ri i cili ka shënuar në këtë garë.

Ai ka gjetur golin në moshën 17 vjet e 346 ditë duke e thyer rekordin e Karim Benzemas i cili ka shënuar gol në moshën 17 vjet e 352 ditë./IndeksOnline/