75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / S Z

Alarmet për sulm ajror zgjojnë Japoninë

Njerëzit që jetojnë në Japoninë veriore kanë pasur një mëngjes konfuz dhe me nervoza.

Në orën 07:50, alarmet për sulm ajror u lëshuan në prefekturat Miyagi dhe Yamagata dhe programet televizive u ndërprenë për t’iu bërë thirrje njerëzve që të strehoheshin. Roja bregdetare japoneze tha se një raketë e lëshuar nga Koreja e Veriut po shkonte mbi Japoni. Raketat e Koresë së Veriut kanë kapërcyer mbi Japoni edhe më parë – një që ishte muajin e kaluar – por nuk ishte kurrë kaq larg jugut.

Por, raketa që u lëshua sot në mëngjes nuk arriti në hapësirën ajrore japoneze. Sipas burimeve ushtarake të Koresë së Jugut, ajo dështoi në mes të fluturimit dhe ra përsëri në tokë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Analistët thonë se Koreja e Veriut po rrit qëllimisht tensionet me fqinjët e saj. Ata mendojnë se po përgatitet për diçka më të madhe, siç është testi bërthamor, ose testi i plotë i raketave balistike me rreze të gjatë veprimi në Paqësor, ose të dyja bashkë.

Qëllimi përfundimtar nuk është vetëm kërcënimi i Koresë së Jugut dhe Japonisë që Koreja e Veriut e ka bërë këtë tashmë. E gjithë kjo zhurmë, sipas njohësve të këtyre rrethanave, ka një objektiv politik që Kim Jong-un dëshiron vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.