Intervenimi kirurgjik/ Presidentja vazhdon të qëndroj në spitalin privat “Aloka”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani vazhdon të qëndroj e shtrirë në spitalin privat “Aloka”, ku i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili sipas presidencës është realizuar me sukses.
Një ekip i Indeksonline ndodhet para spitalit ku e ka kryer këtë ndërhyrje e para e vendit.
Në njofitmin e presidencës dërguar medieve, thuhet se bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.