LDK në Podujevë pamundëson mbajtjen e Kuvendit Komunal, kjo është arsyeja

Kuvendi komunal i Podujevës është mbledhur sot, por siç duket punimet do të jenë të pamundura.
Grupi i asamblistëve të LDK-së po pengon vazhdimisht punimet pasi që ata nuk janë dakord më një pikë në rendin e ditës.
Burimet e IndeksOnine mësojnë se e gjitha kjo po ndodh për shkak se LDK kishte pakënaqësitë për mos përfshirje si pikë të rendit të ditës mosrealizimin e pagesave për një pjesë të kuvendarëve.
Seanca e Kuvendit Komunal të Podujevës është shtyrë për të hënën. /IndeksOnline/