Zyrtare: Ylli gjerman humb Kampionatin Botëror

Kur kanë mbetur edhe disa ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror, ”Katar 2022”, shumë kombëtare po përballen me lëndime të futbollistëve kryesor.
Së fundi është konfirmuar se ylli i gjerman, Timo Werner, ka humbur Kampionatin Botëror, transmeton IndeksOnline.
Lajmi për mungesën e Werner në ”Katar 2022” është bërë i ditur nga klubi i RB Leipzigut.
”Timo Werner pësoi një lëndim në kyçin e këmbës mbrëmë në fitoren ndaj Shakhtar Donetsk. Skanimet sot në Leipzig treguan se ai për fat të keq ka këputur ligamentin syndesmosis në kyçin e tij të majtë dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për pjesën tjetër të vitit 2022.”, thuhet në komunikatën e klubit gjerman./IndeksOnline/