Nesër vazhdon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Nesër, duke filluar në orën 8:30, në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon punimet Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.
Në këtë pjesë të takimit temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal. Po ashtu pritet miratimi i rekomandimeve dhe caktimi i datës për takimin e ardhshëm.
Agjenda:
E premte, 4 nëntor 2022
08.30 – 11.00 Sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë
9. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal
10. Miratimi i rekomandimeve
11. Çështje të tjera
12. Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së