Babai i Douglas flet për interesimin e Real Madridit

Ditët e fundit është raportuar se Kampioni i Evropës, Real Madrid, ka shfaqur interesim për blerjen e Endrick Douglas nga Palmeiras.
Është thënë se klubi mbretëror ka dërguar skautët e tyre për ta përcjell nga afër talintin 16 vjeçar, transmeton IndeksOnline.
Së fundi ka folur edhe babai i Douglas për interesimin e Real Madridid.
“Nuk ka asgjë të vendosur për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër. Nuk kemi ende preferenca.
Ne do të vendosim në muajt e ardhshëm, klubi që do të paguajë atë që do Palmeiras dhe do të na tregojë projektin më të mirë teknik për Endrick, do të nënshkruajë djalin”, ka thënë babai i Douglas./IndeksOnline/