75 Mall Live Search
10:34 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

E turpshme, prihen lisat në Gërmi, dëmtohet pjesa më e bukur e Prishtinës (Pamje)

Me rënien e temperaturave, sot në një pjesë të Gërmisë ka rënë edhe turpi.

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar malet e bukura të kësaj zone duke prerë lisa.

Indeksonline ka siguruar pamje ku mund të shihet se dëmi është goxha i madh dhe se janë prerë edhe lisa të mëdhenj.

 Dëmi duket të jetë i orëve të fundit ngase i njëjti nuk ka qenë i tillë dje.

Gërmia është zonë e mbrojtur nga shteti dhe dëmi i tillë përbën vepër penale. Zona në fjalë është e njohur edhe për vrapim, ecje e rekreacion nga qytetarët e kryeqytetit.

Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i institucioneve karshi këtij veprimi të turpshëm./Indeksonline/