Në 6 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Kurti bën homazhe tek varri i tij

Sot janë bërë 6 vite prej kur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka ndërruar jetë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm së bashku me familjen të ndjerit kanë bërë homazhe tek varri i tij.
‘’Sot janë mbushur 6 vet, pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte gjithmonë Lëvizjen Vetëvendosje në zemër’’, ka deklaruar Kurti pas homazheve.
Kujtojmë se Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelin e paraburgimit në Prizren gjashtë vite më parë. /IndeksOnline/