Motrat Kardashian-Jenner vishen si nëna e tyre Kris në ditëlindjen e 68-të të saj

Motrat Kardashian-Jenner festuan ditëlindjen e 68-të të nënës së tyre Kris Jenner në një mënyrë shumë unike.
Kim, Kourtney, Khloe dhe Kylie të gjitha u veshën si nëna e tyre në periudha të ndryshme të jetës së saj, duke u shfaqur me një shumëllojshmëri të kostumeve të saj më të famshme, ndërsa ishin të pranishëm në darkën e ditëlindjes të premten (4 nëntor)
Kim dukej fantastike me një fustan jeshil smeraldi teksa imitoi pamjen e Kris nga një kartolinë e vjetër e Krishtlindjeve dhe kërkoi që vajza e saj nëntë vjeçare North gjithashtu të merrte pjesë në festen e Kris.




