75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Dukagjini shënon fitore bindëse ndaj Malishevës

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore bindëse ndaj Malishevës me rezultat 4-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën e Dukagjinit i kanë shënuar, Zulfiu, John, Merlaku dhe Morina.

Me këtë fitore Dukagjini ka shkuar në kuotën e 15-të pikëve aq sa ka edhe skuadra e Malishevës dhe renditen në pozitat 7 dhe 8-të./IndeksOnline/