Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Dukagjinit ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Malishevës, ndërsa Trepça ’89 ka fituar ndaj Drenicës me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 30 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 26 pikë.
Prishtina renditet në vendin e tretë me 22 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit.
Në tre pozitat e fundit renditen Dukagjini e Trepça ’89 me nga 15 pikë, dhe Ferizaji kanë nga 9 pikë./IndeksOnline/
