75 Mall Live Search
23:01 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Lajçak: Serbia e Kosova të parandalojnë përshkallëzimin e situatës

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça ka reaguar për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

Lajçak ka shkruar në Twitter se është plotësisht dakord me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, i cili ka thënë se Serbia e Kosova duhet të tregohen të përmbajtshme dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, ka shkruar Lajçak.