75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / k.v

EULEX monitorin situatën në veri (Foto)

Kanë mbetur edhe 30 minuta deri në fillimin e një proteste të thirrur nga Lista Serbe në veri në shenjë revolte për suspendimin e komandantit të Drejtorisë së Policisë në Veri,  cili tha se nuk do ta zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për targat.

Aktualisht situata në këtë pjesë është e qetë ani pse aty ka shtim të forcave të rendit.

Në mesin e policisë së Kosovës dhe të KFOR-it shihet edhe monitorimi i situatës nga pjesëtarë të EULEX-it.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në veri dhe po përcjell nga afër çdo zhvillim që po ndodhë aty./IndeksOnline/