75 Mall Live Search
12:22 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / k.v

Protesta në veri/ Lista Serbe: “Nuk duam të jemi qytetarë të rëndit të dytë” (Foto)

Në sheshin ‘Car Llazar` në veri të Mitrovicës ka nisur protesta e thirrur nga Lista Serbë e cila po mbahet pas vendimit për tu larguar nga institucionet e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Përfaqësuesit e Listës Serbë në fjalime e tyre thanë se janë kundër shkeljes së të drejtave të tyre nga institucionet e Kosovës.

“Nuk duam të jemi qytetarë të rëndit të dytë. Nuk do të lejojmë të na shkelën të drejtat. Së bashku duhet ti zgjidhim problemet e krijuara”, kanë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Fjalimet po vazhdojnë ndërsa deri më tani protesta është e qetë. Atë po e monitoron Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX./IndeksOnline/