75 Mall Live Search
12:58 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / MSH

Serbët vijnë nga Beogradi, për të shtuar numrin e protestuesve në Veri

Në Veri të vendit, rreth orës 12:00, nisi protesta e qytetarëve serbë.

Protesta u thirr nga Lista Serbe, teksa në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut, “Car Llazari” , pati dhjetëra protestues.

Në mesin e tyre janë vënë re edhe një mori protestuesish që kanë ardhur me vetura nga Beogradi, për të rritur numrin e masës pjesëmarrëse.

Gjatë kësaj proteste, organizatorët thanë se serbëve në Kosovë po u mohohen të drejtat.

“Nuk duam të jemi qytetarë të rëndit të dytë. Nuk do të lejojmë të na shkelën të drejtat. Së bashku duhet ti zgjidhim problemet e krijuara”, kanë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Protesta u thirr pas shkarkimit të ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq./Indeksonline/