Vetëm një rast i ri pozitiv me Covid -19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, vetëm një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë, bënë të ditur se nga testimi i 71 mostrave, vetëm një rast ka dalë të jetë me Covid-19. Sipas MSH-së, shkalla e pozitivitetit është 1.33 për qind. Gjatë kësaj periudhe janë tre persona të shëruar. Ndërsa aktualisht janë 18 raste aktive.