75 Mall Live Search
14:53 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Xhaka mposht Brojën, Arsenali vazhdon kryesimin në Premier Ligë

Arsenali ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në Premier Ligën angleze.

Topçinjët kanë fituar si mysafir i Chelseas me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Gabriel në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Arsenal mbetet ende lider në tabelën e Premier Ligës me 34 pikë, dy më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër Chelsea renditet në vendin e shtatë me 21 pikë./IndeksOnline/