75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Nuk ka fiteus, Drita lëshon fitoren nga duart ndaj Ballkanit

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 15-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Drita lëshoi fitoren nga duart ndaj Ballkanit, duke barazuar në shtëpi me rezultat 2-2, shkruan IndeksOnline.

Intelektualët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 11-të, me golin e Besnik Krasniqit, i cili u tregua i sakt nga penalltia.

Pas 12 minutave kampioni në fuqi i kosovës, barazoi me Albin Berishën.

Në pjesë e dytë ishte përsëri skuadra e Dritës e cila kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Marko Simonovskit.

Ballkani nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin me Albion Rrahmanin në minutën e 74-të.

Pas kësaj ndeshje Drita mbetet ende lidere në tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani e cila ka tre ndeshje më pak të zhvilluara./IndeksOnline/