Çekia thirrje serbëve të kthehen në institucione, Qeverisë që të themelojë Asociacionin

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, ka bërë që të reagojnë nga bashkësia ndërkombëtare.
Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga Çekia e cila u ka bërë thirrje serbëve të kthehen në institucione.
Shteti çek i ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Kështu është bërë e ditur në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.
“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se përfaqësuesit politik të serbëve kanë vendosur të largohen nga institucionet e vendit.
Ata po kërkojnë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.