75 Mall Live Search
15:01 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ferizaji merr fiotre të madhe në Podujevë ndaj Llapit

Ferizaji ka shënuar një fitore të madhe në javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaji mposhti në udhëtim skuadrën e Llapit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kishin epërsinë qysh nga minuta e 28-të me golin e dardan Qerkinit.

Në pjesën e dytë Ferizaji dyfishoi rezultati me Betim Haxhimusaj në minutën e 49-të, ndërsa golin e nderit për Llapin e shënoi Bianor Neto në të 74′ minutë.

Pas kësaj fitore, Ferizaj vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 12 pikë, ndërsa Llapi i gjashti me 15 pikë./IndeksOnline/