75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë dorëheqjet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm dorëheqjet nga Kuvendi i Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputetët e Listës Serbe me anë të një emaili nisur në adresën e Kuvendit të Kosovës kanë dorëzuar dorëheqjen nga parlamenti i Kosovës.

Njëmbëdhjetë deputetët kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës që ka filluar qortimin për targat serbe.

Vendim të njëjt e kanë marrë edhe policët, prokurorët, gjyqtarët e asambleistët serbë në Kosovë./Indeksonline/