Moment i dhimbshëm, anëtar i Backstreet Boys shpërthen në lot, i vdiq vëllai

Nick Carter, anëtar i grupit popullor Backstreet Boys, shpërtheu në lot të dielën në mes të një koncerti në arenën O2 të Londrës. Lotët e tij ishin për shkak të vdekjes së vëllaut të tij, Aaaron.
Pjesa tjetër e grupit tenton ta ngushëllojë Nick, përpara se të këndojnë një këngë së bashku për nder të Aaron.
“Të shtunën humbëm një pjesëtar të familjes, vëllain më të vogël dhe për këtë kemi dashur t’i kushtojmë një pjesë të performancës tonë”, thuhet në njoftimin e grupit./Indeksonline/