“Muzika ime ka vdekur”, Flori Mumajesi bën veprimin e papritur

Këngëtari i shumë pëlqyer nga publiku Flori Mumajesi ka marrë një veprim të papritur.
Përmes një Instastory ka treguar që këngët “Plas, Endërra, Me fjalë të vogla, Thjeshtë të du”, i ka fshirë nga kanali Youtube.
Këngëtari u shpreh se “njerëzit i kanë harruar këngët e tij më të mira” duke shtuar se muzika e tij “ka vdekur.”
“Prej tre javësh nuk është më online. Unë kam fshirë të gjitha këngëta para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas|, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fajlë të Vogla” përshembull që është piëk e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.” Një nga këngët që mbahet mend Flori “Me Sy Mbyllur”. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”, çfarë ka munguar, cila këngë. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar. Sa merrja gëzim, ndjehesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë.” As unë se kam detyrim këtë gjë. Nëse katër këngët më të mira të mijat nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam. Më duket se çdokush në vendin tim do ndjehej keq. Nuk i ngushëllojnë se për t’i kujtuar s’i kujtojnë. Jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, por është më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull”, tha ai./Indeksonline/