75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Nesër do të shfaqet një pamje e bukur në qiell

Të martën, më 8 nëntor, do të mund të shihni një pamje spektakolare në qiell – një eklips total hënor.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në Evropën veriore dhe lindore, Azi, Afrikë, Australi, Amerikën e Veriut, pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, mbi Oqeanin Paqësor dhe Atlantik, mbi Oqeanin Indian dhe mbi Antarktidë.

NBC News raporton se eklipsi i ardhshëm, i njohur si një hënë gjaku, nuk do të jetë deri në 13-14 mars 2025 (në varësi të vendit ku jeni).

Eklipset e trupave qiellorë ndodhin kur një objekt errëson një tjetër. Në rast të një eklipsi total hënor, Toka zë një pozicion midis Diellit dhe Hënës./Indeksonline/