75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / LB

Kurti për zhvillimet e fundit: S’bëhet fjalë për targa e asociacion, por për refuzimin e propozimit franko-gjerman nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht zhvillimeve institucuionet e Kosovës po përmbushin detyrat.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe drejtave të njeriut dhe pakicave.

“Intitucionet  po vazhdojnë për regjistrimin e targave ilegale në RKS. Nga data 1 nëntor deri më tani janë shënuar 856 qortime apo vërejtje. Karshi thirrjeve me dashamirësi drejtuar komunitetit serb për konvenrimin e targave, ditëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e Serbisë dhe presidentit serb, Vuçiq për destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Vuçiq, sipas Kurtit takohet dhe koordinohet me Rusinë e Kinën, dhe gënjën e zhgënjen SHBA-të e BE-në.

Krejt këto zhvillime, sipas tij, shpjegohen me përpjekjen e Beogradit për ta ambalazhuar kundërshtimin e nismës frako-gjermane apo propozimit të këtyre dy fuqive evropaine

“Nuk bëhet fjalë për targa e as asociacion, bëhet fjalë refuzimi që i kanë bërë propozimit franko-gjerman dhe tash duan ta kamufllojnë dhe po i përdorin ata që i dëgjojnë në KS”, ka shtuar ai.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia qartazi është e interesuar për ta sabatouar dialogun dhe cfarëdo marrëvehsje.