Zyrtare: Gani Sejdiu emërohet trajner i skuadrës së Ligës së Parë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu është emëruar trajner i FC Phoenix.
Skuadra nga Banja garon në Grupin A të Ligës së Parë në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Olle.
Së fundmi, Sejdiu ishte pjesë e Vëllaznimit, ndërsa më herët ka drejtuar skuadra si Trepça ’89, Feronikeli, Drenica e Ballkani.
Njoftimi i plotë nga FC Phoenix:
Mirë se vjen GANI SEJDIU
I’u njoftojmë qe në sezonën ardhshme drejtimin e skuadrës tonë e merr trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu.
Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovarë i’a beson trenerit Gani Sejdiu i cili mbartë në vete trofe të shumta të fituara nepër klube të medha kosovare.
Kryesia e klubit si dhe ekipi i lojëtarve e mirëpresin dhe i urojnë mirëseardhje trenerit.
Na priftë e mbara!