75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

I vetvrari në Gjilan është ish-ushtaraku i njohur kosovar

Një person dyshohet se ka bërë vetvrasje në Gjilan mëngjesin e sotëm. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i vetvrari është Agim Gagica.

Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri.

Gagica ishte pjesë e luftës çlirimtare ndërsa ishte oficer ushtrie.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë. Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit” thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/