75 Mall Live Search
22:35 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Bayerni pa mëshirë ndaj Werderit, siguron fitore të thellë në Bundesligë

Bayerni shkatërroi 6-1 Werder Bremenin në “Allianz Arena”, në një sfidë të cilën e ktheu në stërvitore dhe ku mund të bënte ç’të donte.5 gola dhe një penallti e humbur brenda 27 minutave lojë në sfidën e “Allianz Arenas” mes Bayernit të Mynihut dhe Werder Bremenit. Një festival golash, ende pa u nxehur mirë muskujt, që mund ta ofrojnë vetëm gjigantët bavarezë.

Talenti i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Musiala, realizoi që në minutë e 6-të, pas një aksioni të shpejtë të skuadrës së drejtuar nga Nagelsmann.Pas vetëm katër minash lojë, Wiser asistoi për Jung, që e pati të thjeshtë të mposhtte portierin Neuer.

Në minutën e 16-të bavarezët fituan një 11-metërsh, por Choupo-Moting Gaboi përballë Pavlenkas.

Gjithsesi, supermacia e Bayernit në lojë u shpërblyer me golin e 2-1 të shënuar nga Serge Gbabry-t.

Në të 26-tën ishte radha e Leon Goretzkas për të tundur rrjetën.Pa mbaruar mirë festa e golit të tretë, Gnabry realizoi të dytin personal dhe të katërtin për Bayernin.

Nuk u mjaftua me golat e pjesës së parë Bayerni. Në minutën e 82-të Gnabry shënoi të tretin personal, pasi i kaloi sikur të ishin birila mbrojtësit kundërshtarë.0Vetëm pak çaste më vonë, Mathys Tel, vetëm 17-vjeç, realizoi të gjashtin për bavarezët. Për talentin francez ishte goli i tretë në Bundesligë./SS/.