75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / A. M.

Vazhdojnë dorëheqjet e serbëve në Veri

Udhëheqësit e komisioneve zgjedhore në pjesën veriore të vendit kanë dhënë dorëheqje, duke vazhduar kështu vazhdën e largimeve të serbëve nga institucionet.

Lajmin e ka konfirmuar Sllobodan Dimitrijeviq, i cili mbajti pozitën e kryetatit të KQZ-së për Mitrovicën e Veriut për portalin Kosovo-Online.

Sipas tij, deri te kjo kanë ardhur pasi që pritet që së shpejti të caktohet edhe data e zgjedhjeve për këto katër komuna veriore, kryetarët e së cilave dhanë dorëheqje.

“Në një veprim të tillë kemi vendosur me se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet.Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, tha ai.

Siç shtoi ai, një proces i tillë zgjedhor do të ishte në kundërshtim me parimet dhe bindjet e tyre morale, profesionale dhe demokratike.

“Ne solidarizojmë me bashkëqytetarët tanë dhe japim dorëheqje nga pozitat tona”, tha Dimitrijeviq.