75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / B O

Munishin e “pickojnë rriqnat”, Malisheva ia merr 3 pikë Prishtinës

Ismet Munishi e ka pësuar humbjen e radhës me Prishtinën. Malisheva ka arritur fitore në fundin e ndeshjes me rezultat 2-1.

Hazrollaj në minutën e 3 shënoi për 1-0. Barazoi në minutën e 20 Krasniqi nga penalltia. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Bajrami shënoi gol të bukur me koka për fitoren e Malishevës.

Kjo humbje e largon skuadrën nga kryeqyteti edhe më shumë nga aspiratat për kualifikim në garat ndërkombëtare./Indeksonline/