10 pjesëtarë serbë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës

10 pjesëtarë serbë janë larguar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, raporton mediumi qeveritar serb, Kosovo Online.
Dy prej tyre janë deklaruar për këtë medium, Marko Rakiq dhe Mlagjan Vllashkoviq.
Rakiq tha se për arsye personale kanë vendosur të ‘solidarizohen dhe të largohen nga FSK’.
“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, na tha Rakiq.
Ndërkaq, kolegu i tij Vllashkoviq thekson se ky është vendim i tyre personal dhe se nuk ka pasur presion ndaj tyre.