75 Mall Live Search
18:21 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / LB

Ferati e Muhaxheri vizitojnë punimet për ndërtimin e “Urës në Lugun e Drinit”

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri kanë vizituar punimet për ndërtimin e “Urës në Lugun e Drinit”, pjesë e Infrastrukturës së rrugës Saradran-Ruhot.

Ferati në Facebook ka shkruar se po jetësohet një projekt më së i nevojshëm në bashkëpunim me komunën e Pejës dhe MAPL-në, një lidhje e rëndësishme e infrastrukturës së re që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të dy komunave.