75 Mall Live Search
20:11 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Broja e nis nga fillimi kundër Manchester Cityt, formacionet zyrtare

Sonte adhuruesit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin super ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Chelseas.

Ndeshja është e vlefshme për EFL Cup dhe do të nis nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Të dy trajnerët, Pep Guardiola dhe Graham Potter, kanë vendosur të pushojnë disa nga futbollistët kryesor.

Për Chelsean, nga minuta e parë do të jetë edhe futbollisti shqiptar, Armando Broja.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ortega Moreno, Lewis, Dias, Laporte, Gomez, Rodrigo, Gundogan (C), Palmer, Mahrez, Grealish, Alvarez.

Chelsea: Mendy, Chalobah, Koulibaly, Cucurella, Loftus-Cheek, Kovacic, Zakaria, Hall, Ziyech, Broja, Pulisic./IndeksOnline/