75 Mall Live Search
20:37 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kica Xhelili dhe gazetaret nga Ukraina shikojnë së bashku ndeshjen e futsallit mes Kosovës dhe Ukrainës

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka përcjellur së bashku me gazetaret nga Ukraina, ndeshjen e futsallit mes Kosovës dhe Ukrainës.

”Lojën e shikuam bashkë, pavarësisht që nuk bëmë tifo për ekipën e njëjtë. 🇽🇰🇺🇦 Bashkë me gazetaret nga Ukraina shikuam ndeshjen kualifikuese në futsal për Kampionatin Botëror.Historia jonë dhe e tyre i kanë dy të përbashkëta: Qëndresën kundër agresorëve për liri, dhe domosdoshmërinë e miqve në beteja të tilla.”, ka shkruar Kica Xhelili.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në prishtinë dhe përfunoi me fitoren e Ukrainës me rezultat 5-2 dhe ishte e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall./IndeksOnline/