Sonte nis sezoni i ri i Ligës Unike

Liga Unike në konkurrencën e meshkujve nis sezonin e ri të enjten.
Nga ora 19:00 do të ndeshen kampioni aktual Peja dhe skuadra nga Prizreni Ponte.
Ndryshe në këtë ligë garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjithsej do të zhvillohen 14 xhiro, me vajtje-ardhje, ndërsa më pas do të përcaktohen katër skuadrat e para që do të garojnë në “Play-off” për titullin e kampionit.
Verdh e zinjtë janë të pamposhtur në këtë edicion me tetë fitore në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll dhe një fitore në Ligën Ballkanike, kurse prizrenasit kanë tri fitore e katër humbje në elitën e basketbollit të meshkujve.
Ndeshja do të transmetohet në platformat Artmotion/Kujtesa.
Rezultati i kësaj sfide është i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.