Rezoluta e Kica-Xhelilit ndanë Vetëvendosjen në tri “fraksione”

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës rezolutë kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.
Rezoluta nuk ka kaluar në Kuvend, ani pse kishte përkrahjen e opozitës dhe ka marrë 26 vota pro.
Megjithatë, paraqitja e Rezolutës në Kuvend nuk ka sjellur atmosferë mirë tek Lëvizja Vetëvendosje.
Dy deputetë të kësaj partie kanë votuar pro rezolutës, shumica kanë abstenuar, një ka votuar kundër, ndërsa të tjerët kanë lëshuar sallën duke mos dashur të kenë qëndrim vote në Kuvend./Indeksonline/