75 Mall Live Search
16:18 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / kutia

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, Policia publikon pamjet dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka publikuar një video të vjedhje, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim.

‘’Vjedhja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25 në rrugën ‘’Sali Çeku’’, saktësisht në parkingun para market ‘’Ari’’ në Ferizaj, ku një person i gjinisë mashkull (si në video) dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti GOLF VII ngjyrë e kaltër me targa vendore.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, si në video, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-40. /IndeksOnline/

Ja video më poshtë: