75 Mall Live Search
19:50 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Skuadra angleze ndërron emblemën, vendosën tifozët – foto

Skuadra nga kampionati anglez, Aston Villa e ka konfirmuar se do të ketë një emblemë të re nga sezoni 2023/24.

Aston Villa, e cila para nëntë ditësh e konfirmoi Unai Emeryn si zëvendësues të trajnerit Steven Gerrard, sot e ka prezantuar logon e re të klubit, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Aston Villa e ka konfirmuar se dizajni i ri është zgjedhur pasi që vetë tifozët e skuadrës kishin votuar për të.

Më poshtë mund ta gjeni dizajnin e ri të Aston Villas.