75 Mall Live Search
20:09 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / MSH

Bislimi takon emisarët gjerman dhe slloven, flasin për dialogun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi prit sot në takim emisarët e tij nga Gjermania dhe Sllovenia, Manuel Sarrazin e Anžej Frangeš.

Në këzë taki8m u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, si dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë” tha Bislimi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Së bashku me emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anžej Frangeš, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. Theksova se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çon drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë.

Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë.