Peja pëson humbjen e parë në Karagaq, Ponte Prizreni i del ilaq

Klubi basketbollistik Peja ka pësuar humbjen e parë këtë edicion.
Ponte Prizreni fitoi në mes të palestës sportive ”Karagaç” me rezultat 81-75 (21-15; 15-27;19-21 dhe 20-18), shkruan IndeksOnline.
Ndeshja ishte e vlefshme për sezonin e ri të Ligës Unike në konkurencën e meshkujve, por që vlen edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës.
Dachon Burker i Ponte Prizrenit, ishte më i miri në ndeshje duke shënuar plotë 33 pikë, i ndjekur nga Wayne Arnold me 15 pikë.
Te Peja më i dalluari ishte Rodney Purvis me 14 pikë./IndeksOnline/