“Kur në Uashington priteshim si miq shtëpie”, Mustafa publikon foto të ish-presidentit Rugova në Shtëpinë e Bardhë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka publikuar fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë.
Në fotografitë e publikuara nga Mustafa, shihen takime të ish-presidentit Rugova me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton.
“Kur në Uashington priteshim si miq shtëpie…”, ka shkruar ai krahas këtyre fotografive.
Vlen të theksohet, se gjatë ditës së mërkruë është raportuar për shtyrjen e vizitave në SHBA të disa zyrtarëve, duke përfshirë këtu edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.