Një mega hit po vjen, Ermali lanson baladën që pritet ta “djegë lojen”

Këngëtarët e estradës kosovare kanë lansuar ditëve të fundit projekte të reja muzikore. Me ftohjen e temperaturave, pritet të “nxehet loja” me një projekt të ri të Ermal Fejzullahit.
Këngëtari i mirënjohur ka gati një hit për të cilin është punuar që një kohë.
Burime të afërta me këngëtarin bëjnë të ditur se kënga pritet të lansohet në fund të javës së ardhshme.
Për baladën e Ermalit është përkujdesur Wirusi, ndërsa teksti është shkruar nga Ghulo./Indeksonline/