75 Mall Live Search
13:55 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / A. M.

Kurti nga Samiti i Paqes: Serbia, regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse dhe Putini!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris të Francës. Ai ka drejtuar akuza në drejtim të Beogradit zyrtar.

“Para 14 vitesh kemi shpallur pavarësinë dhe kemi 5 vende që ende nuk na njohin. Kosova ka filluar normalizim e marrëdhënieve me Serbinë në vitin 2011, e sot në shumë mënyra marrëdhëniet nuk janë më të mira se para një dekade. Serbia ka dështuar në demokratizimin e vet dhe kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim

Ende u jep lavdi kriminelëve të luftës në vend se ti dënojë e gjykojë. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike e as e pavarur në ditën e sotme. Është regjim që udhëhiqet nga kisha ortodokse e dominohet nga Rusia e Putinit”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Më tej, Kurti ka deklaruar se Serbia dhe Rusia kanë qëllim të njëjtë për dominim në botë dhe Evropë.

“Nuk besojnë në vlera të demokracisë. Duhet të mbrojmë demokracinë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Republika e Kosovës është shtet demokratik. Kemi kushtetutën më të avancuara për të drejtat e pakicave por posaçërisht për komunitetin serb, të drejtat që nuk arrihen as nga demokracitë më të avancuara në rajon dhe Evropë”, ka thënë ai. /Indeksonline/