Muharremaj prezanton zonën Industriale në Suharekë, i fton edhe bizneset nga diaspora për investime

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka prezantuar planin për rregullimin e Zonës Industriale në Suharekë.
‘’Kjo zonë pas finalizimit si proces, do të mbetet model në Kosovë, ashtu sikurse e kemi Zonën Industriale në Shirokë.
Kjo zonë është e paraparë edhe në PZHK dhe Hartën Zonale 2022 -2030.
Pra, po hapet rruga e investimeve për të krijuar kushte të favorshme për ata që investojnë.
Ftoj gjithashtu që bizneset dhe kompanitë serioze e poashtu edhe nga diaspora ta shqyrtojnë këtë mundësi’’, ka shkruar Muharremaj në Facebook./IndeksOnline/