75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Trejsi tregon për çfarë shume do të luante në një film për të rritur

Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, njihet nga të gjithë si vajza moskokëçarëse e ekranit. Ajo gjithmonë ka folur troç dhe pa rezerva.

Së fundmi, Trejsi ka dhënë edhe një interviste për “Prive”, ku ndër të tjera është pyetur nëse do të luante në një film pornografik, po t’i ofronin 1 milion euro.

“Sigurisht që do të pranoja”, u përgjigj modelja pa u menduar.

Kujtojmë që Trejsi ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, pas disa fotove që dolën, ku ajo shfaqej me Romeo Veshajn. Fillimisht u aludua se mes tyre kishte diçka, mirëpo më vonë u zbulua se modelja është e ftuara e radhës te emisioni i binjakëve.