75 Mall Live Search
18:08 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Shorti i Ligës Unike, caktohet edhe orari i ndeshjeve

Sot është hedhur shorti i Ligës Unike për edicionin 2022/23 në konkurrencën e meshkujve, si dhe është përcaktuar orari i ndeshjeve.

Pjesëmarrëse në këtë garë janë katër klubet më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria, ndërsa kampione aktuale është Peja, raporton KosovaPress.

Nga Kosova do të marrin pjesë Ylli, Trepça, Peja dhe Ponte Prizreni, kurse nga Shqipëria, Tirana Neptun, Apolonia, Teuta dhe Kamza.

Gjithsej do të zhvillohen 14 xhiro, të cilat do të jenë me sistemin vajtje-ardhje dhe më pas do të përcaktohen katër skuadrat më të mira që do të garojnë në “Final-Four” për titullin e kampionit.

Në fakt, është zhvilluar një ndeshje në kuadër të edicionit të ri të Ligës Unike, ku Ponte Prizreni ia shkaktoi humbjen e parë Pejës në këtë sezon duke e mposhtur me shifrat 81:75.

Në xhiron e parë të Ligës Unike, Peja do të jetë mysafire e Kamzës, kurse kampioni i Kosovës, Ylli zhvillon ndeshje me Tirana Neptunin.

Skuadra e Apolonisë, e cila garon për herë të parë në Ligën Unike do të përballet me Ponte Prizrenin, i cili po ashtu do të debutojë në këtë garë.

Më poshtë mund ta gjeni shortin e Ligës Unike si dhe orarin e ndeshjeve.

Java I 16/17 Nëntor 2022

GOLDEN EAGLE YLLI – TIRANA NEPTUN

APOLONIA – PONTE PRIZRENI

TREPÇA – TEUTA

KAMZA – PEJA

Java II 23/24 Nëntor 2022

TIRANA NEPTUN – PEJA

TEUTA – KAMZA

PONTE PRIZRENI – TREPÇA

GOLDEN EAGLE YLLI – APOLONIA

Java III 14/15 Dhjetor 2022

APOLONIA – TIRANA NEPTUN

TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI

KAMZA – PONTE PRIZRENI

PEJA – TEUTA

Java IV 11/12 Janar 2023

TIRANA NEPTUN – TEUTA

PONTE PRIZRENI – PEJA

GOLDEN EAGLE YLLI – KAMZA

APOLONIA – TREPÇA

Java V 18/19 Janar 2023

TREPÇA – TIRANA NEPTUN

KAMZA – APOLONIA

PEJA – GOLDEN EAGLE YLLI

TEUTA – PONTE PRIZRENI

Java VI 25/26 Janar 2023

TIRANA NEPTUN – PONTE PRIZRENI

GOLDEN EAGLE YLLI – TEUTA

APOLONIA – PEJA

TREPÇA – KAMZA

Java VII 1/2 Shkurt 2023

KAMZA – TIRANA NEPTUN

PEJA – TREPÇA

TEUTA – APOLONIA

PONTE PRIZRENI – GOLDEN EAGLE YLLI

Java VIII 8/9 Shkurt 2023

TIRANA NEPTUN – GOLDEN EAGLE YLLI

PONTE PRIZRENI – APOLONIA

TEUTA – TREPÇA

PEJA – KAMZA

Java IX 22/23 Shkurt 2023

PEJA – TIRANA NEPTUN

KAMZA – TEUTA

TREPÇA – PONTE PRIZRENI

APOLONIA – GOLDEN EAGLE YLLI

Java X 1/2 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – APOLONIA

GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA

PONTE PRIZRENI – KAMZA

TEUTA – PEJA

Java XI 8/9 Mars 2023

TEUTA – TIRANA NEPTUN

PEJA – PONTE PRIZRENI 75:81

KAMZA – GOLDEN EAGLE YLLI

TREPÇA – APOLONIA

Java XII 15/16 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – TREPÇA

APOLONIA – KAMZA

GOLDEN EAGLE YLLI – PEJA

PONTE PRIZRENI – TEUTA

Java XIII 22/23 Mars 2023

PONTE PRIZRENI – TIRANA NEPTUN

TEUTA – GOLDEN EAGLE YLLI

PEJA- APOLONIA

KAMZA- TREPÇA

Java XIV 29/30 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – KAMZA

TREPÇA – PEJA

APOLONIA- TEUTA

GOLDEN EAGLE YLLI – PONTE PRIZRENI

FINAL FOUR 5/6 PRILL 2023